Jane Çento në fjalët përfundimtare për ngjarjet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, tha se nga struktura të caktuara policore dhe prokurore ka marrë ofertë që të jetë dëshmitar i mbrojtur për ngjarjet e “27 prillit”, ndërsa në vend të kësaj të mos të akuzohet për ngjarjen.
“Më janë ofruar, gjegjësisht isha i kërcënuar që të jem dëshmitar i mbrojtur në këmbim që të mos kem padi penale. Më është dashur që të lexoj një listë që më është dhënë. Përgjigjja ka qenë se nëse edhe 100 vjet më dënojnë nuk e kamë ndërmend që të dëshmojë rrejshëm, dhe as të vendos në kurth njerëz. Atëherë më thanë se do të pendohesh. Pas një muaji më burgosën”, tha Çento.
Përveç kësaj ai deklaroi se prokuroria po ndjek njerëz të gabuar për ngjarjet e 27 prillit dhe se fajtorët kryesorë nuk janë në bankën e të akuzuarve./Telegrafi/