Telegrafi

Censura arabe: Jo vetëm që shlyen gruan nga reklama, bën diçka edhe më të tmerrshme (Foto)

Një kompani e cila ka dhjetëra dyqane në Arabinë Saudite, është duke u përfolur më së shumti në rrjetet sociale për shkak të reklamës më të re të pishinave të gomës.

Ata kanë modifikuar fotografinë origjinale të një familje duke u argëtuar në pishinë, që shërben si reklamë për këtë produkt, ku zonjën e shtëpisë të veshur me rroba banjo e kanë shlyer dhe në vend të saj e kanë vënë një top, transmeton Telegrafi.

Fëmijëve dhe babait të tyre u janë “veshur” rroba, kurse nëna e tyre është “zhdukur” plotësisht nga fotografia.

Dhe në momentin që kjo fotografi është shfaqur në rrjetet sociale, ka filluar një debat i ashpër lidhur me intervenimin që është bërë në fotografinë reklamuese të pishinës së gomës.

Derisa për dikë ka qenë i pakuptimtë vendimi për ta modifikuar fotografinë, disa tjerë janë shprehur se një gjë e tillë është normale në Arabinë Sauditë, për faktin se gruaja e zhveshur është shlyer nga katalogu. /Telegrafi/