Telegrafi

‘Çenari’ vallëzon nën ritmet e muzikës shqipe dhe i falënderon fansat shqiptarë (Video)

Aktori turk, Tolgahan Sayisman, u bë i njohur për publikun shqiptar me rolin e Çenar Ilgaz në serialin Lale Devri. Që atëherë, fansat e tij janë interesuar vazhdimisht mbi jetën private të 35-vjeçarit.

Dhe për ta shtuar akoma më shumë interesimin e publikut shqiptar, ishte zgjedhja e tij për personin e jetës.

Lexo po ashtu Kurorëzohen Almeda dhe ‘Çenari’, publikohen fotografitë e martesës (Foto)

Sayisman krijoi një lidhje dashurie me modelen dhe aktoren shqiptare, Almeda Abazi, të cilën e kurorëzoi me martesë në muajin shkurt në Los Angeles, pikërisht në ditëlindjen e bukuroshes shqiptare.

Duke qenë se ka bërë një zgjedhje të tillë, në momente të ndryshme argëtimi apo në ahengje të ndryshme, ai kënaqet nën ritmet e muzikës shqipe. Ndërkaq, nuk harron t’i falënderojë fansat e tij shqiptarë.

Kështu ka bërë përmes një videoje të publikuar në Instagram, ku vallëzon me këngën “Xhixhile moj Xhixhile”.

Lexo po ashtu Almeda dhe ‘Çenari’ nën ritmet e “Bonbon”: Kjo është për ty Shqipëri (Foto)

“Jarnana jarnane, jarnana moj të keqen e… Faleminderit Shqipëria për interesin që keni ndaj meje dhe telenovelës… Shihemi së shpejti”, shkruan në përshkrimin e videos së publikuar në Instagram.

Përshkrimi është shoqëruar edhe me flamujt e Shqipërisë dhe Turqisë. /Telegrafi/