Aktori turk, Tolgahan Sayisman, u bë i njohur për publikun shqiptar me rolin e Çenar Ilgaz në serialin Lale Devri. Që atëherë, fansat e tij janë interesuar vazhdimisht mbi jetën private të 35-vjeçarit.
Dhe për ta shtuar akoma më shumë interesimin e publikut shqiptar, ishte zgjedhja e tij për personin e jetës.
Sayisman krijoi një lidhje dashurie me modelen dhe aktoren shqiptare, Almeda Abazi, të cilën e kurorëzoi me martesë në muajin shkurt në Los Angeles, pikërisht në ditëlindjen e bukuroshes shqiptare.
Duke qenë se ka bërë një zgjedhje të tillë, në momente të ndryshme argëtimi apo në ahengje të ndryshme, ai kënaqet nën ritmet e muzikës shqipe. Ndërkaq, nuk harron t’i falënderojë fansat e tij shqiptarë.
Kështu ka bërë përmes një videoje të publikuar në Instagram, ku vallëzon me këngën “Xhixhile moj Xhixhile”.
“Jarnana jarnane, jarnana moj të keqen e… Faleminderit Shqipëria për interesin që keni ndaj meje dhe telenovelës… Shihemi së shpejti”, shkruan në përshkrimin e videos së publikuar në Instagram.
Përshkrimi është shoqëruar edhe me flamujt e Shqipërisë dhe Turqisë. /Telegrafi/