Aktori turk Tolgahan Sayisman, i njohur si ‘Çënari’, dhe bashkëshortja e tij, shqiptarja, Almeda Abazi, janë bërë prindër për herë të parë javën e kaluar.
Dyshja u gëzuan me një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Efehan.
Sot (e diel), me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Nënave, Tolgahan vendosi të ndajë me fansat një fotografi shumë të veçantë në rrjetin social Instagram.
Bëhet fjalë për imazhin që çifti e realizuan pak minuta para lindjes së Almedës.
Në mbishkrimin e fotografisë, ai shkruan se tani i sheh nënat me një sy tjetër, dhe se respekti dhe dashuria për to i është dyfishuar.
“Bota ime e bukur është dashuria ime. Dita e parë e Ditës së Nënës, duke dëshmuar një lindje, një mrekulli. Ishte një ndjenjë që nuk mund të përshkruhet me fjalë. Dashuria ime dhe respekti për nënat tashmë është dyfishuar. Natyrisht që ajo vetëm rritet. Unë nuk dua të them asgjë vetëm se të përgëzoj këtë ditë të veçantë të nënave tona dhe ju dëshiroj gjitha të mirat. Ua puth duart tuaja të bekuara”, ka shkruar ‘Çënari’ në mbishkrimin e fotografisë. /Telegrafi/