Telegrafi

“Çënari” konfirmon ardhjen e tij në Prishtinë, duke shkruar në shqip: Shihemi nesër Kosova

Foto: Tolgahan Sayisman/Instagram

Një prej aktorëve më të njohur turq, Tolgahan Saysiman, ka konfirmuar se të mërkurën do të vizitojë shtetin e Kosovës.

Kishte ditë që përflitej për një vizitë të tillë, por mesa duket konfirmimi zyrtar pritet të vinte nga vet ai.

Saysiman, i cili njëherësh është bashkëshorti i aktores së njohur shqiptare, Almeda Abazi, publikoi në InstaStory një imazh të flamurit të Kosovës.

Në mbishkrimin e fotografisë, ai madje nuk hezitoi që të shkruajë në shqip, për t’i përshëndetur fansat e tij shqiptarë dhe për t’u bërë me dije që do të jetë këtu.

Foto: Tolgahan Sayisman/InstaStory

“Shihemi nesër Kosova”, kanë qenë fjalët e tij.

Tolgahan sipas burimeve jozyrtare do të mirëpritet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, në Prishtinë. /Telegrafi/