Çifti i njohur, Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi janë shumë të pëlqyer dhe të ndjekur nga publiku në rrjetet sociale.
Ata shpesh ndajnë me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme, duke treguar se si është jeta e tyre në ditët e zakonshme.
Së fundmi, ka qenë Tolagahan ai i cili ka publikuar në rrjetin social Instragram një fotografi, ku shihet mjaft i lumtur pranë bashkëshortes së vet.
Duke kujtuar kështu pesë vjetorin e njohjes, aktori turk i njohur për publikun si “Çënari”, nuk ka hezituar t’i bëjë një dedikim në gjuhën shqipe modeles shqiptare, Almeda Abazi.
“Të dua shumë shpirti im”, kanë qenë fjalët e Sayisman në përshkrimin e fotografisë.
Ndërkohë urimet për përvjetorin e pestë të çiftit kanë qenë të shumta, duke iou dëshiruar atyre edhe shumë vite tjera të lumtura së bashku. /Telegrafi/