Telegrafi

“Çënari” e befason Almeda Abazin teksa ia shpreh dashurinë edhe shqip në emision

E ftuara e parë në emisionin ‘Xing me Ermalin’ ishte aktorja e prezantuesja Almeda Abazi.

Si një mysafire në studio Ermali e priti me një kafe turke sipas traditës. Ajo rrëfeu për jetën e saj në çift, për jetën e saj në Turqi dhe projektet e saj të ardhshme.

Surpriza e mbrëmjes ishte një telefonatë e Tolgahanit në emision live.

Ndërsa gjatë lojës që u bë në studio, Tolgahan u përgjigj shpeshherë me “Po” dhe “Jo”.

“Ça po bën?”, “Të dua Almeda”. “Të dua Shqiptari”, “Hajde këtu”, ishin fjalët që Tolgahani i tha në shqip duke i kënaqur të gjithë teleshikuesit.

Ajo bëri një sqarim për të gjithë mbi një foto të publikuar që u shndërrua në virale, bashkëshorti i saj duke u puthur me një tjetër femër.

E gjitha ishte një keqkuptim ajo tregoi edhe me video se gruaja në foto ishte një fanse e tij, e se ai e kishte përqafuar dhe e kishte puthur në faqe asgjë më shumë.

“Sapo u zgjova në mëngjes dhe hapa telefonin u shokova, shumë mesazhe ku më shkruanin se çfarë kishte ndodhur. Telefonova Tolgën menjëherë pasi ai ndodhej në Afrikë. Ai më sqaroi gjithçka dhe unë u qetësova”, tha Almeda.