Site icon Telegrafi

Çenari drejt martesës me bukuroshen shqiptare?

Lidhja mes bukuroshes shqiptare, Almeda Abazi dhe aktorit të mirënjohur turk, Tolgahan Sayisman, i cili njihet për rolin e Çenarit, tash e një kohë është bërë e ditur, por në këtë drejtim nuk ka pasur ndonjë risi tjetër.

Por tashmë situata duket se ka ndryshuar pasi, sipas disa tabloideve turke, aktori i ka propozuar martesë Almedës, transmeton Prive.

Dashuria mes tyre pritet të finalizohet shumë shpejt, teksa për marrëdhënien me të dashurin ajo ka folur kohë më parë.

“Dashuria çfarë do qoftë është një ndjenjë shumë e mirë. Ai hyri në jetën time dhe unë e dua Tolgan”.

Lexo po ashtu Almeda Abazi zbulon se si u dashurua dhe shumëçka rreth lidhjes me Çenarin (Foto)

“Unë i jap shumë rëndësi karakterit të meshkujve. Këtë e pashë te Tolga me kalimin e kohës e vërtetova se ai ishte i duhuri për mua. Tolga është i bukur, këtë të gjithë e thonë”.

“Më pëlqeu karakteri tij dhe besnikëria ndaj miqve. Ne preferojnë të dalim në vende që nuk na shqetësojnë paparacit”, është shprehur Almeda.

Exit mobile version