Telegrafi

“Çënari” dhe Almeda Abazi: Urime pavarësinë Kosovë

Kosova ka shënuar ditën e djeshme dhjet vjet shtet.

Qytetarët e Kosovës kanë marrë një numër të madh të urimeve prej personaliteteve të ndryshme ndërkombëtare.

Kësaj feste i është bashkuar edhe aktori i famshëm turk, Tolgahan Sayisman, i cili njëkohësisht është dhëndër i shqiptarëve.

“Çënari”, i njohur më mirë për publikun shqiptar theksojmë se është i martuar me modelen shqiptare, Almeda Abazit.

“Urime pavarësinë Kosovë”, ka shkruar ndër të tjerash aktori, ku në sfond të fotografisë shihet flamuri i shtetit të Kosovës.

Lexo po ashtu Koncerti i Rita Orës përmes 50 fotografive fantastike

Gjithashtu edhe bukuroshja shqiptare nuk ka harruar të uroj gjithë shqiptarët me rastin e përvjetorit të dhjetë të pavarësisë.

Ndryshe, në mesin e shumë aktiviteteve anembanë vendit tonë, Rita Ora ka mbajtur një koncert madhështor në Prishtinë. /Telegrafi/