Site icon Telegrafi

“Çënari” dhe Almeda Abazi, ‘ndezin’ atmosferën duke kënduar shqip në emisionin turk (Video)

Çifti shumë i dashur për publikun Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi së fundmi kanë qenë të ftuar së bashku në një emision turk.

Ata kanë rrëfyer në një intervistë të gjatë për jetën dhe karrierën e tyre, ndërsa në një prej momteneve të emisionit, dyshja kanë dhuruar një spektakël të vërtetë.

Me dëshirën e publikut dhe të prezantuesve, “Çënari” dhe Almeda u ngritën së bashku në këmbë për të kënduar një këngë të njohur shqiptare.

Lexo po ashtu Almeda Abazi bën trajtim fytyre me kajmakun e kafesë turke (Foto)

Ata kënduan këngën “Më jep një pikë ujë”, gjersa kërcenin dhe dëfreheshin në çdo moment të peformancës.

Videot e spektaklit ku dyshja shihen duke kënduar, kanë emocionuar një pjesë të mirë të publiku, veçanërisht ata shqiptarë. /Telegrafi/

Exit mobile version