Site icon Telegrafi

Cena dy të arta, Tahiri i argjendtë në Bruksel

Ata me paraqitjet e tyre kudo në garat sportive janë dëshmuar me rezultate kulmore. Në vazhdën e këtyre sukseseve është edhe pjesëmarrja e tyre në Garat evropiane të Policisë që këto ditë janë mbajtur në Bruksel të Belgjikës.

Anton Cena, që njëherësh është kamioni Evropës dhe i botës në konkurrencën e veteranëve në xhudo, ka shënuar edhe një sukses në këtë aktivitet ndërkombëtar, transmeton “Sportrks.com”.

Ai ka fitua 2 medalje të arta, njëra është fituar në kategorinë M4 dhe tjetra në kategorinë absolute M5. Edhe pjesëmarrësi tjetër, Xhavit Tahiri, në garat e atletikës në vrapimin në disiplinën 800, zuri vendin e dytë duke fituar medaljen e argjendtë.

Kështu dy pjesëtarët e Policisë së Kosovës, Anton Cena dhe Xhavit Tahiri, nga Brukseli kthehen me tri medalje të fituar, 2 të arta dhe një të argjendtë. /KP/Telegrafi/ 

Exit mobile version