Telegrafi

Celulari Windows Phone 7 Mango i Fujitsu

Bëhet fjalë për një celular të mençur me sistem operimi Windows 7, me ekran 3.5-inch me prekje, me procesor 1GHz Qualcomm MSM8655, me kamera në pjesën e pasme të celularit 13.2 megapiksel me autofokus, memorje të integruar 32 GB, Bluetooth dhe WiFi.

Celulari Windows Phone 7 Mango është edhe rezistent ndaj ujit dhe mund të porositet në çdo lloj ngjyre. Nuk ka ende asnjë njoftim lidhur me koston apo datën që do të nisë shitjet ky model. /Telegrafi/