Telegrafi

Celulari që s’të lë asnjëherë në baltë

 Ky lloj aparati, i përshtatshëm sidomos pas atyre që janë të fiksuar pas ekspeditave të gjata, nuk ka nevjë për karikim. Bateria e tij prej litiumi karikohet përmes panelit diellor që ndodhet në pjesën e pasme të këtij modeli.
Madje, është ky prototip që përmes portës së tij të USB-së mund të karikojë aparatura të tjera. Ky është vetëm një nga oprionet e tij. “The Eton Raptor” është altimetër, barometër, busull, parashikues i motit, është rezistent ndaj ujtit, madje, mund të përdoret edhe si hapëse shishesh. Me pak fjalë: Një pajisje e domosdoshme për çdo aventurier. /Telegrafi/