Telegrafi

Celulari i mençur Samsung Infuse tashmë në shitje

Ky celular, i cili ka një trashësi 8.99 mm, ka një sistem operimi Android Froyo, një ekran “Super AMOLED” 4.5-inch me pekje, një memorje të integruar 16 GB por me mundësi rritje deri në 32 GB përmes kartës mikro SD, një kamer në pjesën e pasme të celularit 8 megapiksel dhe një tjetër 1.3 megapiksel në pjesën ballore të pajisjes.

Ky celular Infuse, i Samsung, që ka teknologjinë 4G, ndodhet në shitje në të gjitha pikat tregtare të AT&T, për 550$. /Telegrafi/