Telegrafi

Celulari gjatë vozitjes më së shumti përdoret në Tetovë dhe Gostivar

Në Tetovë dhe Gostivar është bërë shprehi e madhe shfrytëzimi i telefonit celular gjatë vozitjes, sidomos tek më të rinjtë.

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë informon se gjatë këtij muaji janë ndaluar dhe dënuar mbi 70 vozitës, të cilët kanë përdorur telefonin gjatë ngasjes së makinës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vetëm më 21 mars janë ndalur 25 vozitës, prej të cilëve 18 janë gjobitur ndërsa 7 kanë marrë paralajmërime, ndërsa edhe 16 të tjerë janë ftuar për leksione komunikacioni.

“Shfrytëzimi i telefonave celular gjatë vozitjes është në kundërshtim me Ligjin për siguri në komunikacion dhe rrugë dhe shkelja apo mosrespektimi i tij është bërë fenomen në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit”, thonë nga SPB Tetovë./Telegrafi/