Telegrafi

Celularët vetë-mbushës (që prapëseprapë duhet mbushur)

Koncepti shfrytëzon faktin se 36 për qind e ndriçimit që gjeneron ekrani (në këtë rast OLED) projektohet jashtë ekranit, derisa pjesa tjetër humbet. Në këtë mënyrë pjesa e mbetur e dritës në mënyrë automatike gjeneron rrymë dhe mbush baterinë e pajisjes dhe kështu së paku në masë të vogël zgjasë autonominë e punës me bateri. Përveç dritës së OLED-ëve, qelitë solare “zënë” edhe ndriçimin e ambientit duke pasur parasysh se vet ekrani është pjesërisht transparent.

Sistemi përbëhet nga qelitë solare të vendosura mbi një film të hollë (mjaftë të hollë për instalim në telefonat celularë) të cilat me energji nuk furnizojnë direkt baterinë për shkak të efikasitetit dhe ngritje të përnjëhershme të tensionit, por së pari shkojnë në një superkondensator. Efikasiteti mesatar deri tani ka shkuar në 11 për qind, por hulumtimi i mëtutjeshëm dhe përdorimi i materialeve të avancuara këtë teknologji mund ta shndërronin në komerciale në një të ardhme të afërt. /Telegrafi/