Thjesht e pabesueshme: Celticu i famshëm është mundur 1-0 në Gjibraltar, në një ndeshje të Ligës së Kampioneve kundër një ekipi të quajtur Lincoln Red Imps, që 99% e Evropës nuk e dinte që ekzistonte.
Gjibraltari është një ndër anëtarët më të rinj të UEFA-s e FIFA-s, por brenda një kohe të shkurtër ka bërë hapa gjigantë përpara, sepse ka ikur koha e humbjeve me goleada dhe tashmë Red Imps po shkruan historinë.
Në turin e parë kjo skuadër eliminoi estonezët e Flora Talinit, ndërsa mundi një emër shumë herë më të madh,Celticun, ku debutonte në stol ish-trajneri i Liverpoolit, Brendan Rodgers.
Ky i fundit, ashtu si gjithë Celticu, është bërë objekt talljesh në ueb, pasi është padyshim humbja më e rëndë në historinë e klubit të famshëm, transmeton sportal.al.
Lexo po ashtu: Gjashtë futbollistët e njohur që ishin lojtar-trajner (Foto)
Mjafton të përmendet se Red Imps ka vetëm pesë futbollistë profesionistë, ndërsa të tjerët luajnë për qejf, sepse mëngjesin e ditës pas ndeshjes duhet të paraqiten në punë: policë, doganierë, etj…
Meqë ra fjala, një polic shënoi golin e fitores dhe çuditërisht, i ka shënuar edhe Skocisë duke luajtur për kombëtaren e Gjibraltarit.