Telegrafi

Celtics triumfon në udhëtim ndaj Lakers

Basketboll në natë të krishtlindjeve, nuk ka gjë më të bukur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe adhuruesit e basketbollit janë kënaqur me ndeshjet e zhvilluara në NBA.

Klasikja e basketbollit amerikan mes Los Angeles Lakers dhe Boston Celtics është zhvilluar në Kaliforni, ku Celtics triumfuan me 11 pikë diferencë 115:126.

Ka qenë një ndeshje shumë interesante me dy skuadrat që kishin epërsi, por që në fund mysafirët arritën të merrnin fitore.

Qendra letoneze Krsitaps Porzingis ishte fantastik në këtë sfidë me 28 pikë, 11 kërcime e dy asistime.

Me lojë të mirë u dalluan edhe Jayson Tatum me 25 pikë, tetë kërcime e shtatë asistime si dhe Jaylen Brown që shtoi 19 pikë të tjera.

Te Lakers më i miri në fushë ishte Anthony Davis me 40 pikë e 13 kërcime, por që nuk i mjaftoi kjo paraqitje spektakolare për të marrë fitoren. /Telegrafi/