Basketboll në natë të krishtlindjeve, nuk ka gjë më të bukur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe adhuruesit e basketbollit janë kënaqur me ndeshjet e zhvilluara në NBA.
Klasikja e basketbollit amerikan mes Los Angeles Lakers dhe Boston Celtics është zhvilluar në Kaliforni, ku Celtics triumfuan me 11 pikë diferencë 115:126.
Ka qenë një ndeshje shumë interesante me dy skuadrat që kishin epërsi, por që në fund mysafirët arritën të merrnin fitore.
West standings update ‼️
Luka Doncic's historic #NBAXmas night pushes the Mavs to 5th!
For more, download the NBA App: 📲 https://t.co/oRfhdB8ZfO pic.twitter.com/DWFM7XMr4t
— NBA (@NBA) December 26, 2023
Qendra letoneze Krsitaps Porzingis ishte fantastik në këtë sfidë me 28 pikë, 11 kërcime e dy asistime.
Me lojë të mirë u dalluan edhe Jayson Tatum me 25 pikë, tetë kërcime e shtatë asistime si dhe Jaylen Brown që shtoi 19 pikë të tjera.
Te Lakers më i miri në fushë ishte Anthony Davis me 40 pikë e 13 kërcime, por që nuk i mjaftoi kjo paraqitje spektakolare për të marrë fitoren. /Telegrafi/