Boston Celtics kanë marrë fitoren e parë në finalen e Konferencës së Lindjës ndaj Cleveland Cavaliers.
Celtics arritën fitore më të lehtë se që është pritur duke mposhtur nën kampionët me 25 pikë diferencë 108-83.
Dy çerekët e parë ishin vendimtar për fitoren e Celtics pasi i fituan me rezultat të thellë 36-18 dhe 25-17.
Skuadra e Brad Stevens shkoi në pushim me epërsi të lartë prej 26 pikëve 61-35.
Cavs u rikthyen në çerekun e tretë duke e fituar atë 17-29 dhe duke zbutur epërsinë e Celtics, por në 12 minutëshin e fundit vendasit përsëri ishin më të mirë duke mos e lëshuar fitoren nga dora.
Kësisoj Celtics tani udhëheqin në serinë finale 1-0.
Më i miri në këtë takim ishte padyshim Jaylen Brown i vendasve me 23 pikë e tetë kërcime.
Me paraqitje të mirë u dalluan edhe Marcief Morris me 21 pikë dhe qensra Al Horford që shtoi 20 të tjera dhe gjashtë asistime.
‘Rookie’ i Bostonit, Jayson Tatum e mbylli këtë takim me 16 pikë, tre asistime e gjashtë kërcime.
Tek Cavs më efikasi ishte Kevin Love që shënoi 17 pikë dhe pati tetë kërcime.
Ndërkohë LeBron James nuk ishte në natën e tij më të mirë pasi e mbylli ndeshjen me vetëm 15 pikë.
Edhe ndeshja e dytë zhvillohet në TD Garden të Bostonit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=kkwSOC-Ro8o