Telegrafi

Celtics marrin fitore të madhe në udhëtim te Suns

Boston Celtics ka ndërprerë serinë prej dy humbjeve radhazi, pasi ka marrë fitore të madh në udhëtim.

Celtics kanë triumfuar në udhëtim te Phoenix Suns me 10 pikë diferencë 107:117.

Jayson Tatum ishte më i miri në parket me 29 pikë, 10 kërcime e shtatë asistime te skuadra fituese.

Me lojë të mirë u dalluan edhe Jaylen Brown me 27 pikë derisa Jrue Holiday shtoi 15 të tjera.

Vendasve nuk i mjaftuan as 45 pikët e Kevin Durant për të mposhtur Celtics. /Telegrafi/