Telegrafi

Celtics marrin edhe fitoren e dytë ndaj Brooklyn Nets, Chicago befason kampionin në fuqi

Boston Celtics ka marrë fitoren e dytë në po aq ndeshje në kuadër të ‘Play-Off’-it përballë Brooklyn Nets.

Skuadra e Ime Udokas ka triumfuar me shtatë pikë 114:107 në TD Garden para 19 mijë spektatorëve.

Jaylen Brown me 22 pikë ishte basketbollisti më efikas tek vendasit, derisa Jayson Tatum shtoi 19 të tjera në këtë triumf.

Kevin Durant me 27 pikë ishte basketbollisti më efikas tek skuadra mysafire, por që nuk mjaftuan për fitore.

Fitore befasuese ka arritur edhe Chicago Bulls në udhëtim te kampioni në fuqi Milwaukee Bucks.

Bulls kanë fituar me katër pikë diferencë 110:114, duke barazuar serinë e ndeshjeve në 1:1.

DeMar DeRozan ishte i jashtëzakonshëm në këtë takim për skuadrën fituese ku realizoi 41 pikë, pati shtatë kërcime e katër asistime.

Me lojë gë mirë u dallua edhe qendra malazeze Vucevic me 24 pikë e 13 kërcime, derisa Zach LaVine e mbylli sfidën me 20 pikë të tjera.

Tek vendasit i jashtëzakonshëm ishte Giannis Antetokounmpo me 33 pikë, 18 kërcime e nëntë asistime, por që nuk i mjaftuan Bucks për fitoren e dytë në këtë seri. /Telegrafi/

Rezultatet:

Milwaukee Bucks – Chicago Bulls 110:114 (1-1)

Boston Celtics – Brooklyn Nets 114:107 (2-0)

 

Toronto Raptors – Philadelphia 76ers 101:104 (0-3)