Skuadra e pamposhtur e trajnerit Brendan Rodgers nuk mund të kapet më, pasi tani kanë 25 pikë më shumë se vendi i dytë, Aberdeen, dhe kështu u shpallet kampion të Skocisë.
Celticu i Brendan Rodgers janë kurorëzuar kampionë të Premiershipit skocez për sezonin e gjashtë radhazi me tre ndeshje që kanë mbetur për tu zhvilluar.
Titulli është siguruar pas fitores së thellë 5-0 në udhëtim ndaj Heartsit në Tynecastle, ku Scott Sinclair shënoi një het-trik, ndërsa Stuart Armstrong dhe Patrick Roberts gjithashtu gjetën rrjetën, transmeton Telegrafi.
Kjo ishte fitorja e 28 e Celticut në 30 ndeshje të ligës, ku ka grumbulluar plot 86 pikë apo 25 më shumë se Aberdeeni në vend të dytë dhe plot 35 pikë më shumë se rivalët e vjetër dhe të urryer, Rangers.
That #6inarow champion feeling! #COYBIG pic.twitter.com/Bn37etOt5n
— Celtic Football Club (@CelticFC) April 2, 2017
Vlen të theksohet se ky ishte titulli i parë kampion për trajnerin Bradan Rodgers, i cili në të kaluarën ishte afër të fitonte Ligën Premier me Liverpoolin. /Telegrafi/
Champions again #COYBIG #6inarow pic.twitter.com/Amzsgsgrtb
— Celtic Football Club (@CelticFC) April 2, 2017
FULL-TIME: Celtic 5-0 Hearts.
And that's it! We are the #SPFL Premiership Champions, again! 👏
#SPFL #COYBIG pic.twitter.com/M96WOOCBmy— Celtic Football Club (@CelticFC) April 2, 2017