Gjashte gola u shënuan në përballjen ndërmjet Celticut dhe Manchester Cityt, në të cilën nuk pati fitues.
Gjithmonë të parët shënoni vendasit, ndërsa mysafirët e ndiqnin rezultatin.
Edhe pse gaboi duke e devijuar topin në rrjetin e tij, Raheem Sterling është vlerësuar me notë të lartë, ndërsa Fernandihno është zgjedhur më i miri te City.
Lojtari më i mirë te Celticu, njëherësh lojtari më i mirë i ndeshjes, është shpallur Moussa Dembele, i cili realizoi dy gola në këtë përballje. /Telegrafi/