Ndeshja e parë e Bayern Munichut këtë sezon në Ligën e Kampionëve me Jupp Heynckes është ajo ndaj Celticut.
Bavarezët e rilindur do të përballën këtë herë me atmosferën e madhe në stadiumin Celtic Park.
Në këtë takim mysafirët do të jenë pa Robert Lewandowski dhe Thomas Muller për shkak të lëndimeve dhe kjo është një lajm i mirë i skuadrës së Brendan Rodgers. Më poshtë keni formacionet e mundshme:
Celtic (4-2-3-1): Gordon; Gamboa, Lustig, Boyata, Tierney; Brown, Ntcham; Roberts, Rogic, Sinclair; Griffiths.
Bayern (4-2-3-1): Ulreich; Kimmich, Boateng, Hummels, Alaba; Vidal, Rudy; Robben, Thiago Alcantara, Coman; Rodriguez.
Në Grupin B në vendin e parë është PSG me nëntë pikë, Bayerni me gjashtë, ndërsa Celtic me tri. Pa pikë është Anderlech. /Telegrafi/