Site icon Telegrafi

Çelja e negociatave, Rama: Vettingu, kusht i vetëm

Kryeministri, Edi Rama, ka shkëputur një pjesë të intervistës së gazetarit Sokol Balla me ambasadoren e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin në “Top Story” për të shpalosur, sipas tij, të vërtetën e thjeshtë për negociatat e për kushtin e Vetingut.

Në një postim në “Facebook”, Rama shkruan se “përpjekja e bllokuesve të Reformës në Drejtësi për të çoroditur shqiptarët me gënjeshtra për qëndrimin e BE-së ndaj Shqipërisë, është e përditshme dhe përbaltja e paepur e vendit prej tyre është mbresëlënëse!”

U duk sikur Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian do të kishte një rekomandim pozitiv për Shqipërinë, çështje të tjera e penguan atë që të merrte një vendim këtë javë. Thelbi u duk se ishte reforma në drejtësi dhe veçanërisht ligji i Vettingut.

Pikërisht për këto dy çështje shumë të rëndësishme dhe për të folur më tepër për atë që ndodhi në Bruksel, këtë të enjte në Top Story ishte ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin. /Telegrafi/

Exit mobile version