Site icon Telegrafi

Céline me një tendencë të çuditshme të këpucëve

Në modë, ashtu siç ndodh edhe me njerëzit, ndodh që në fund përfundojmë duke i urryer ato të cilat në fillim i dashurojmë.

Në modë dashurohemi pas elasticitetit, shumëllojshmërisë, mundësive që na jep për të eksperimentuar me ngjyra, copa, modele etj.

Një arsye më shumë për të cilën e duam është sepse bëri zgjedhjen mix&match, nga një tendencë të çuditshme një destinim të preferuar.

Por, mos vallë ko lirshmëri stilistike që na jep shpesh herë na çon në rrugë të gabuar?

Për çfarë e kemi fjalën? Për shembull kur shikojmë të kombinuar një fustan me atlete, rezultati është sa sportiv aq edhe interesant, por do të ndodhë e njëjta gjë kur të shikojmë dikë që ka veshur këpucë të ndryshme?

Dikë që nuk e ka bërë sepse doli shpejt e shpejt nga shtëpia, por sepse ndjek hap pas hapi tendencat e prezantuara në skenën botërore.

Shtëpia e modës Céline mesa duket është bazuar në këtë ide dhe në koleksionin e verës Ready-To-Wear prezantoi dy kombinime në të cilat modelet mbanin të veshura këpucë me ngjyrë të ndryshme.

Një të bardhë dhe një të kuqë, ose një kafe dhe një të verdhë.

Edhe të themi të vërtetën, në skenë nuk na bën aspak përshtypje, sepse ndër vite kemi parë tendenca nga më të çuditshmet, por mendoni t’i shikoni ato në rrugë…

Vendosni vetë!

Exit mobile version