Telegrafi

Celina vazhdon me gola te Swansea, shënon edhe ndaj Hull Cityt

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celina ka vazhduar shkëlqimin te Swansea City në Championshipin anglez.

Swansea City është mposhtur në udhëtim te Hull City me rezultat të ngushtë 3-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në Championship.

Megjithatë, edhe përkundër kësaj humbje, ylli i Kosovës, Besant Celina ka arritur të lë shenj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Bersant Celinës

Celina ishte si rezervist, por u inkuadrua në lojë në minutën e 77-të dhe arriti më vonë ta gjej golin.

Ylli i Kosovës shënoi pas 11-të minutave të inkuadrimit goli e ngushtimit të epërsinë 3-2.

Goli i Celinës erdhi në minutën e 88-të pas asistimit të holandezit, Leroy Fer.

Lexo po ashtu Celina shënon gol të bukur dhe asiston në fitoren e Swansea

Ky ishte goli i katërt për prizrenasit këtë sezon, teksa ka edhe dy asistime.

Kujtojmë se Celina shënoi gol dhe asistoi edhe në ndeshjen e fundit ndaj Sheffield Wednesday. /Telegrafi/