Talenti kosovar po vazhdon me paraqitje fantastike para ardhjes së trajnerit të ri të Manchester Cityt, Pep Guardiolës, i cili njihet për zbulimin dhe avancimin e futbollistëve të rinj.
Reprezentuesi i Kosovës ka shënuar gol të bukur në fitoren 2:0 të U-21 të Citizens ndaj Liverpoolit.
Prizrenasi e pranoi mirë një top, ku më pas kaloi edhe portierin e Liverpoolit dhe arriti të shënoi golin e dytë të Citizens.
Ky njëkohësisht ishte edhe goli i rezultatit përfundimtar, atij prej 2:0 për Cityn. /Telegrafi/