Bersant Celina e ka hapur llogarinë e golave te klubi anglez Ipswich.
Ylli i Përfaqësueses së Kosovës ka shënuar në ndeshjen e fundit me skuadrën e tij të zhvilluar kundër Crystal Palaces mbrëmjen e sw e martës.
Sulmuesi i ri i Ipswichit realizoi golin e parë te klubi në Championship qysh pas transferimit këtë afat kalimtar në formë huazimi nga Manchester City, ku ishte rikthyer pas sezonit gjithashtu si një i huazuar te Twente.
Celina, i cili ka bërë gjithsej tetë paraqitje për Kosovën, shënoi në minutën e parë të kohës shtesë (91′) ndaj Palaces.
Ndeshja e zhvilluar në kuadër të xhiros së dytë në ‘EFL Cup’ përfundoi me rezultat 2-1 në favor të Crystal Palaces. /Telegrafi/
https://twitter.com/kosovanfooty/status/900092868823568384