“Jam shumë i lumtur që më ka ftuar shteti im. Do ta jap një përgjigje javën e ardhshme”, ka thënë Veseli. Ndërkohë, sigurt më 5 mars në Mitrovicë do të jetë anëtari i Akademisë së Manchester City, Bersant Celina.
Në një bisedë në Interaktiv në KTV, Celina ka thënë se është shumë i lumtur që do të luajë për Kosovën.
“Ndërmjet Norvegjisë dhe Kosovës zgjedhja ka qenë shumë e lehtë. Unë dua të luaj për shtetin tim”, ka thënë Celina.
Ai shpreson që shumë shpejt do të bëhet pjesë e ekipit të parë të skuadrës angleze. /Koha/Telegrafi/