‘Kemi zhvilluar biseda të frytshme më Celinën dhe jemi të kënaqur për angazhimin e tij. Erdogan Celina është ndër pedagogët më të mirë që ka jo vetëm Prizreni por dhe Kosova. Andaj, bashkë me të do të ecim drejt majave’, ka thënë kryetari, Masar Shala në takimin prezantues të Celinës me futbollistë, të hënën pasdite.
Ndërkaq, vetë trajneri me nam është shprehur: ”Falënderoj kryesinë për besimin e dhënë. Liria është në pozitë më të vështirë se kurrë. Ne duhet bashkarisht ta nxjerrim atë nga kjo situatë. Do të ndërtojmë skuadër të tillë çfarë i duhet këtij vendi. Ne do të punojmë shumë që t’ia kthejmë renomenë skuadrës dhe qytetit”.
Ai ka kërkuar vëmendje në punë, rregull e disiplinë, në mënyrë që sukseset të ecin vetë. /Zëri/Telegrafi/