Bersant Celina ka folur pas fitores me rikthim të Përfaqësueses së Kosovës ndaj Republikës Çeke me rezultat 2-1.
Përfaqësuesja e Kosovës ka arritur të fitojë më rikthim ndaj Republikës Çeke në një atmosferë të zjarrtë në stadiumin Fadil Vokrri.
Golat në këtë fitore të Kosovës u shënuan nga Vedat Muriqi (20;) dhe Mërgim Vojvoda (66′).
Pas ndeshjes ka folur edhe ylli prizrenas, Celina, i cili ka thënë se ishte ndeshje shumë e vështirë, por e merituar nga Kosova.
“Deri tani ishte ndeshja më e vështirë. U pa qartë se ata kanë shumë kualitet. Por edhe ne kemi lojtar të talentuar dhe merituam fitoren”, ka thënë fillimisht Celina pas ndeshjes.
“Mendoj që të gjithë besuam se mund të rikthehemi në lojë”.
“Ishte zhgënjyese të pësojmë golin e parë, por sapo shënuam golin e parë kishim ndjenjën që do të shënojmë edhe golin e dytë”, përfundoi ylli i Swanseat. /Telegrafi/