Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celina mund të ndërrojë përsëri skuadër.
Aktualisht prizrenasi është i huazuar në Championshipin anglez tek Ipswich Town nga Manchester City.
E me këtë skuadër ylli jonë ka shkëlqyer duke shënuar gola e duke dhuruar asistime.
Në 26 ndeshje në të gjitha garat, Celina ka arritur të shënoj tetë gola dhe ka bërë tre asistime.
Kjo ka bërë që ai të zgjoj interesimin e skuadrës së njohur gjermane Werder Bremen.
Sipas asaj që ka shkruar ‘The Sun’, Bremen po kërkon qysh në afatin kalimtar të transferimin e Celinës.
Madje klubi gjerman ka filluar edhe bisedimet me Cityn për një transferim të mundshëm të Celinës në Bundesliga.
Edhe pse një gjë e tillë vështirë se do të ndodh pasi Celina është i huazuar deri në qershor tek Ipswich.
Por City ka të drejtë ta ndërprenë huazimin e lojtarit nëse merr një ofertë të mirë nga Bremen.
Celina më parë ka qenë i huazuar edhe tek Twente në elitën e futbollit holandez. /Telegrafi/