Site icon Telegrafi

Celina largohet nga Twente

Bersant Celina duket se po i zhvillon ndeshjet e fundit me fanellën e Twentes.

Sulmuesi i talentuar kosovar është huazuar tek skuadra holandeze nga gjiganti anglez Manchester City.

Edhe pse klubi aktual Twente ka kërkuar të zgjasë huazimin, një gjë e tillë duket se nuk do të ndodhë.

Kanë qenë mediat holandeze që kanë shkruar se Celina do të rikthehet në City dhe do të kërkoj një skuadër dhe një kampionat më të fortë.

Prizrenasi ka zgjatur kontratën e tij me Manchester Cityn vitin e kaluar dhe pritet që fillimisht të jetë pjesë e ekipit të parë në përgatitjet parasezonale.

Gjithsesi e ardhmja e 20-vjeçarit të talentuar pritet të vendoset gjatë muajit korrik.

Gjasat më të mëdha janë që Celina të luaj në Bundesligën gjermane ku disa skuadra kanë shprehur interesim për huazimin e tij, por mundësi reale është edhe Championshipi anglez.

Deri më tani reprezentuesi kosovar ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar pesë asistime me fanellën e Twentes. /Telegrafi/

Exit mobile version