Telegrafi

Celina: Krijuam më shumë se kundërshtari

Bersant Celina konsideron se Kosova meritoi më shumë në humbjen prej 2-1 nga Gjeorgjia në Prishtinë.

Mesfushori i Dijonit është vlerësuar nga SofaScore si njëri nga lojtarët me paraqitjen më të mirë, së bashku me Vedat Muriqin dhe Mërgim Vojvodën.

Por, me gjithë lojën dominuese, Dardanët nuk ia dolën të shënonin golin e fitores, për me keq pranuan edhe golin e dytë duke e humbur takimin.

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: Kosova 1-2 Gjeorgjia, vlerësohen Muriqi, Celina dhe Vojvoda

Në deklaratën e tij pas ndeshjes, Celina ka thënë se ai dhe bashkëlojtarët e tij merituan një rezultat tjetër.

“Nuk merituam të humbim sonte (e martë), pasi krijuam më shumë se kundërshtari ynë”.

“Provuam të rikthehemi, por nuk arritëm ta bënim një gjë të tillë”, ka theksuar lojtari 24 vjeçar. /Telegrafi/