Telegrafi

Celina: Kosova U-21 do ta mposhtë Norvegjinë

Celina pjesë e Kosovës U-21

Mesfushori i Përfaqësues së Kosovës U21, Bersant Celina, beson se skuadra jonë do të marrë rezultat të favorshëm në duel me Norvegjinë.

Norvegjia dhe Kosova do të ndeshen të hënën në kuadër të eliminatorëve për ‘Euro 2019’. Në stërvitjen e fundit përfaqësues i është bashkuar edhe Celina, derisa angazhimi dhe përkushtimi i futbollistëve ka qenë maksimal.

Anëtari i Vitesses thotë se Kosova ka një grup mjaft të mirë të futbollistëve. Ai është i bindur se Kosova do t’i gëzohet fitores kundër Norvegjisë, transmeton KP.

“Kjo ishte stërvitja ime e parë me këtë grup të futbollistëve dhe jam shumë i kënaqur me atë çfarë ata treguan”.

“Vërtet është një grup i futbollistëve të talentuar dhe bashkëpunues. Me një fjalë janë fenomenal, prandaj besoj se të hënën do t’i gëzohemi fitores”, ka deklaruar ai.