Telegrafi

Celina: Me këtë rezultat do ta mposhtim Kroacinë (Video)

Kosova do të përballet të enjten me kombëtaren kroate në kuadër të kualifikimeve për botërorin Rusia 2018.

Edhe mesfushori me tipare sulmuese Bersant Celina ka marrë ftesë prej përzgjedhësit Albert Bunjaki.

Prizrenasi ka folur për Telegrafin rreth takimit që do të zhvillohet në stadiumin e Shkodrës, ‘Loro Borici’.

“Kroacia është një ekipi shumë i fortë. Pres që të luajmë mirë dhe të shënojmë një gol”, ka thënë ndër të tjerash Celina.

Lexo po ashtu Bytyqi flet para takimit me Kroacinë (Video)

Ai nuk hezitoi të pohonte se Kosova nuk do të ndihet inferiore dhe se do ta sulmoj kombëtaren kroate.

Futbollisti i Manchester Cityt, i cili është huazuar te Twente, ka parashikuar fitore të Kosovës me rezultat 2:1, ku golashënues do të jetë ai dhe Valon Berisha. /Telegrafi/