Site icon Telegrafi

Celina i kënaqur me paraqitjet te Swansea, por dëshiron të përmirësohet edhe më tepër

Bersant Celina është një prej futbollistëve të përfaqësueses së Kosovës që po kalon nëpër një formë të shkëlqyer në Britani të Madhe.

Mesfushori me tipare sulmuese ka gjetur veten dhe po ka paraqitje fantastike te skuadra e Swansea Cityt.

Ai vetëm në katër ndeshjet e fundit me ekipin uellsian ka shënuar dy gola dhe ka premtuar të tjerë.

Futbollisti 22-vjeçar ka folur për mediat britanike ku ka pohuar se po kënaqet me ecurinë e kampionatit dhe se dëshiron të përmirësoj edhe më tej paraqitjet.

“Jam i kënaqur me mënyrën se si po luaj dhe jam i lumtur që jam duke luajtur këtu. Dua të përmirësohem edhe më shumë dhe të shënoj sa më shumë gola”, deklaroi Celina.

Lexo po ashtu Bersant Celina gjen golin në fitoren e Swanseas, shpallet lojtar i ndeshjes

Theksojmë se futbollisti prizrenas deri më tani ka pasur 13 paraqitje duke shënuar dy gola dhe një asistim.

Ndryshe, lojtarin pritet ta shohim në aksion gjatë fundjavës kur Swansea si mysafirë i klubit të Rotherhamit. /Telegrafi/

Exit mobile version