Telegrafi

Celina i kënaqur me fitoren

Liria e Prizrenit ka arritur një fitore tejet të vlefshme në shtëpinë e saj përballë Trepçës ’89.

Skuadra e Erdon Celinës triumfoi me rezultat të pastër 2:0, falë golave nga dyshja sulmuese Florim Berbatovci dhe Liridon Fetahaj.

Pas ndeshjes trajneri i vendasve, Erdogan Celina ka folur duke thënë se është i kënaqur me fitoren dhe duke kërkuar vazhdimësi.

“Ndoshta nuk kem arritur t’i kënaqim tifozët me lojën tonë, por me rëndësi ishte fitorja”.

“Kemi pasur nevojë për këto tri pikë dhe jam i kënaqur që i morëm ato, shpresojmë të vazhdojmë kështu”, deklaroi Celina. /Telegrafi/