Telegrafi

Celina: E pranoj vendimin e trajnerit, por e meritoj të luaj

Celina pjesë e Kosovës U-21

Mesfushori i Kosovës, Bersant Celina ka folur për lënien në stol ndaj Islandës, ku tha se vendimi i trajnerit Albert Bunjaku ishte për të mirën e skuadrës.

Ai tha se e respekton atë vendim, por tha se të gjithë  e dinë se ai meritoi të luante nga fillimi.

“Kam folur me trajnerin pata ndeshjes dhe më ka thënë se është për të mirë të skuadrës që unë të qëndrojë në bankën rezervë”.

“E respektoj vendimin e tij, por të gjithë e dinë se kam merituar të luaj nga fillimi”, tha Celina pas ndeshjes.