Telegrafi

Celina me dy oferta nga Anglia

Bersant Celina ka përfunduar aventurën e tij në Holandë tek skuadra e Twentes.

Sulmuesi kosovar ishte i huazuar për një vit në Eredivisie ku shkëlqeu me gola dhe asistime.

Por e ardhmja e tij nuk pritet të jetë në Holandë por në kampionatin anglez.

Sipas asaj që ka raportuar Sky Sports, dy skuadra angleze duan huazimin e Bersant Celinës.

Bolton Wandereres dhe Ipswich Town janë në garë me njëra tjetrën për shërbimet e reprezentuesit kosovar.

Mbetet të shihet nëse Celina do të pranojë huazimin në Championship, ose do të kërkojë ndonjë kampionat më të fortë.

Në 27 paraqitje këtë edicion me Twenten, Celina shënoi pesë gola dhe dhuroi pesë asistime. /Telegrafi/