Bersant Celina pritet të rikthehet gjatë kësaj vere në futbollin anglez, pas aventurës franceze.
Në fakt aventura në elitën e futbollit francez te Dijon ka zgjatur vetëm një vit, pasi prizrenasi ka rënë nga Ligue 1 me këtë skuadër.
Celina kishte paraqitje personale shumë të mira, por i vetëm nuk ka arritur që ta shpëtoj nga rënia Dijonin.
Gjithsesi e ardhmja e tij pritet të jetë përsëri në Angli, ku katër skuadra nga Championshipi anglez kanë shprehur interesim.
Mediat në Ishull kanë raportuar se Cardiff City, Hull City, Ipswich Town dhe Coventry janë ekipet që duan shërbimet e mesfushorit nga Kosova.
24-vjeçari ka kontratë me Dijonin deri në vitin 2024, derisa largimi i tij nga kjo skuadër mund të bëhet për një shumë prej tre milionë eurove.
Reprezentuesi kosovar e nisi karrierën te Stromsgodset para se të kaloj tek të rinjtë e Manchester Cityt në verën e vitit 2012.
Ai në ekipin senior ka ndeshje me gjigantin anglez, derisa ka luajtur edhe për skuadra si Twente (Holandë), Ipswich Town dhe Swansea City. /Telegrafi/