Telegrafi

Celina do të luajë për Kosovën

Nuk ka vend për panik. Celina edhe më tutje do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës në futboll. Një gjë të tillë e siguron vet trajneri në një prononcim për Sport News.

Bunjaku ka biseduar me babanë e sulmuesit të Manchester Cityt dhe ka bërë të ditur se nuk ka vend për shqetësime.

“Celina do të vazhdojë të luajë me Kosovën dhe opinioni kosovar duhet të jetë i qetë lidhur me këtë çështje”, ka deklaruar Bunjaku nga Suedia.

Të martën Celina kishte dhënë një intervistë për faqen norvegjeze menjëherë pas ndeshjes Manchester City-Schalke e vlefshme për Champions League për të rinjtë.

Sulmuesi kosovar kishte deklaruar se do të luante vetëm për Përfaqësuesen A të Norvegjisë, duke përjashtuar mundësinë të luaj për Përfaqësuesen U-21 të Norvegjisë para Kosovës.