Telegrafi

Celikut kinez i rriten normat doganore

Komisioni amerikan për Tregtinë Ndërkombëtare vendosi të rritë detyrimet doganore mbi importet e tubave kineze, të cilat përdorën kryesisht në industrinë e naftës dhe gazit.

Ky veprim erdhi pas ankesave të paraqitura nga U.S. Steel dhe gjashtë prodhuesve tjerë të çelikut, si dhe sindikatës së punëtorëve të çelikut.

Ndërmjet Kinës dhe SHBA-së ekzistojnë disa mosmarrëveshje tregtare në lidhje me qasjen e disa mallrave në tregje, duke filluar nga tregtia e mishit të pulës dhe gomave, e deri te filmat hollivudian.