Ajo shpenzon pjesën më të madhe të kohës duke parodizuar imazhet seksi të yjeve botërore.
Në këtë formë, Celeste Barber konsiderohet si një nga njerëzit më të urryer të botës së Hollivudit.
Por, blogerja 35-vjeçarja ka pohuar se numëron një varg të famshëm që janë tifozë të punës së saj, pasi ajo kishte shënjestuar fotografitë e tyre.
Në një intervistë me The Times, Celeste tha se kishte marrë një mesazh personal nga Cindy Crawford që i thoshte se do ta vriste pasi tallet me reklamën që e kishte realizuar për Pepsin.
Kim Kardshianit ka pohuar në një rast se humoristja australiane po e nevrikos me ironizimin që po u bën imazheve të tyre.
Theksojmë se ajo në një rast ka ironizuar edhe me këngëtaren tonë shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora.
Ndryshe, Celeste u bë fenomen në rrjetet sociale dhe ishte inkurajuar që të vazhdoj më tej me tallje të VIP-ave. /Telegrafi/