Evidencë se makina e re nga Corvette, do të ketë tavan që mund të hapet
Në fund të muajit të kaluar, kanë rrjedhur në internet pamjet që e tregojnë një çelës me shtatë butona, pas së cilit ndodhet logoja e Corvette, transmeton Telegrafi.
Ende asnjë konfirmim nuk është bërë, por shikuesit që e kanë hulumtuar me kujdes pajisjen e sistemit të hapjes, kanë vërejtur edhe diçka, që tregon shumë për përmbajtjen që do ta ketë kjo makinë e re.
Në njërin buton, shfaqet ilustrimi, që tregon se mund të hapet edhe pjesa e sipërme, që nënkupton se ka mundësi t’i hapet tavani.
Prej largu mund t’i hapet edhe kapaku dhe bagazhi, që e bëjnë një makinë shumë të lehtë për përdorim. Bashkë me mundësi që t’i aktivizohet boria nga larg.
Ekspertët konsiderojnë se këto çelësa të Corvette, mund t’i përkasin modelit të ri C8 me motor në mes, që ka mundësi të jetë edhe makinë elektrike. /Telegrafi/