Site icon Telegrafi

Çelës i çdo veshjeje të mirë: Këta rripa çdo kombinim do ta bëjnë të përsosur!

Shtesat efektive të modës janë kyç për arritje të veshjes unike e cila veçohet nga masa

Një ndër to është edhe zinxhiri shumë i popullarizuar, por edhe ai në kombinim me lëkurën dhe metalin, i cili mund të bartet në të gjitha kombinimet.

Pavarësisht nga ajo se a preferoni shtesa të arta apo të argjendta, në vazhdim të tekstit shikoni disa fotografi të cilat i kemi përgatitur për ju dhe inspirohuni nga to, transmeton Telegrafi.

Rripat tashmë disa vite janë detaj i preferuar në skenën e modës. Sivjet, koleksionet i kanë pasuruar ata të cilët mund të barten edhe rreth kërdhokullave edhe rreth belit. Mund të gjenden me çmime vërtet të ulëta.

Pjesë të thjeshta do të ngrenë një nivel të ri, ndërsa ato me ngjyra të zjarrta dhe ngjyrë pasteli do t’i bëjnë ato më të rafinuara.

Me zinxhirët klasikë, këtë sezon janë hit edhe ato me varëse në formë të shkronjave dhe të motive të tjera të hareshme.

Nëse këtë shtesë e modës ende nuk ia keni shtuar gardërobës tuaj verore, tani është koha e duhur. /Telegrafi/

Exit mobile version