Në raport me çipet “e vërteta” Core i3, i5 dhe i7, Celeronët nuk kanë mbështetje për teknologji të caktuara, siç janë Turbo Boost 2.0, konvertim të shpejtuar harduerik të videove Quick Sync dhe mundësi të ‘streamingut’ pa kabllo të videove HD nga laptopi në televizor.
Çipi i parë i prezantuar është Celeron B810, procesor dybërthamor, i cili ka bërthamë të integruar grafike, takt prej 1.6 GHz dhe 2 MB memorie.
Procesori ka TDP prej 35 W, ndërsa me shumicë shitet për 86 dollarë, mirëpo prodhuesit e kompjuterëve ende nuk kanë njoftuar në lidhje me modelet e bazuara në këtë procesor. /Telegrafi/